Side, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Adalya Bliss Hotel (Adults Only 16+)

Plazhi Me RërëWi-Fi Falas Në Vende PublikeAqua ParkPishinë E Hapur Dhe E MbyllurShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPër FëmijëIdeale Për FamiljeFitness & SpaNë Plazh
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin e Evrenseki, 10 km nga Side dhe 65 km nga aeroporti i Antalyas.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave është 210, të vendosura në dy ndërtesa.

Dhoma Standarde (30 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio (francez) + një krevat tek, një banjo, maksimumi 3 persona.

Dhoma Superior Comfort me pamje nga deti (30 m²): një dhomë gjumi me një krevat dopio (francez) + një krevat tek, një banjo, maksimumi 3 persona.

Dhoma Family (55 m²): dy dhoma gjumi të ndara me derë ndërmjet tyre, një banjo, maksimumi 4 persona.

Hoteli gjithashtu ka 2 dhoma të përshtatura për persona me aftësi të kufizuara.

Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjo private me vaskë dhe dush, tharëse flokësh, sistem ajri të kondicionuar split, telefon me linjë direkte, minibar (ujë, pije freskuese dhe birrë të rimbushura çdo ditë), çajnik, set kafeje dhe çaji, kasafortë, TV LCD me kanale satelitore, lidhje interneti WI-FI dhe ballkon.

Ultra All Inclusive – bufe e hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, snack paradite, drekë, ëmbëlsira dhe biskota pasdite, snack, darkë dhe snack nate deri në orën 07:00 të mëngjesit. Pije lokale dhe disa pije të importuara alkoolike dhe joalkoolike. Shërbim akulloresh në orare të caktuara. Minibar në dhoma. Restorantet A’la Carte janë me rezervim paraprak dhe përfshihen një herë gjatë qëndrimit (përveç Steak Restaurant). Beach bar nga ora 10:00 – 18:00.

Nuk përfshihen: pije luksoze të importuara, të gjitha verërat lokale dhe të importuara në shishe, shampanjë e importuar, kafe turke, restoranti A’la Carte Steak, shërbimi në dhomë.

Bare të ndryshme në të gjithë kompleksin e hotelit. Shërbimi i mjekut, lavanderia dhe pastrimi kimik, zona tregtare, telefoni, faksi dhe marrja me qira e makinave janë me pagesë shtesë. Lidhja WI-FI është falas në të gjithë hotelin.

Plazh privat i hotelit me rërë. Shezlongët, çadrat dhe peshqirët e plazhit janë falas.

Pishina të jashtme dhe të brendshme, rrëshqitëse uji, palestër, hamam turk, sauna, volejboll plazhi, fushë tenisi dhe pingpong janë falas.

Me pagesë shtesë: masazh, qendër SPA dhe Beauty, ndriçimi i fushës së tenisit, bilardo dhe të gjitha sportet ujore.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp