Side, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Alarcha Hotels & Resort

Spa & WellnessAqua ParkPishinë E Hapur Dhe E MbyllurShezllon Dhe Çadra Pa PagesëFitnesPlazhi Me Rërë Dhe GuralecëNë Plazh
Çmimi fillon nga€662për person, 7 ditë

Gjithçka e përfshirë, plus

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në zonën Kizilot, 100 km larg nga Aeroporti i Antalias.

Përshkrimi i hotelit

Dhoma Standard (31 m², një dhomë gjumi me krevat dopio + një krevat tek + kolltuk që hapet për fjetje, një banjo, maks. 2 + 1 person)

Dhoma Senior (37 m², një dhomë gjumi me krevat dopio + një krevat tek, një banjo, maks. 3 persona)

Dhoma Standard Large (35 m², një dhomë gjumi me krevat dopio ose dy krevate teke + divan që hapet + krevat shtesë, një banjo, maks. 2 + 2 fëmijë)

Alarcha Suit me pamje nga deti (60 m², një dhomë e madhe me krevat dopio, kënd ndenjeje dhe ballkon i madh, pamje direkte nga deti, shërbim VIP, maks. 2 persona)

Të gjitha dhomat kanë:

ballkon, banjo private me dush dhe vaskë, tharëse flokësh, mantel dhe shapka, kondicioner qendror (punon sipas kushteve të motit), telefon, mini bar (ujë, pije joalkoolike dhe birrë – mbushen çdo ditë), ibrik, set çaji & kafeje, kasafortë, dysheme laminat, TV satelitor, kanale muzike, Wi-Fi, ballkon.

Ultra All Inclusive – shërbim ushqimi dhe pijesh 24 orë.

Bufe e hapur për mëngjes, mëngjes të vonshëm, snack paradite, drekë, snack pasdite, ëmbëlsira, kafe, çaj, darkë, bufe nate dhe mëngjes herët.

Të gjitha pijet vendore dhe disa të importuara janë të përfshira, akullore në orare të caktuara, bufe dietike dhe bufe për fëmijë në restorantin kryesor, snack në plazh nga 10:00 – 17:00.

Nuk përfshihen: pijet e importuara që nuk janë në menu, pijet në shishe, pijet energjike, lëngjet e freskëta, verërat speciale, room service, restorantet A’la Carte (me rezervim dhe pagesë shtesë).

Restorant kryesor me bufe, restorante A’la Carte: turk, italian dhe peshku, bare në pjesë të ndryshme të hotelit, klub diskoteke.

Me pagesë shtesë: mjek, parukeri, lavanderi, qendër tregtare, rent-a-car.

Wi-Fi falas në të gjithë hotelin.

Plazh privat me rërë dhe zhavorr.

Peshqirë plazhi, shezlongë dhe çadra falas.

Pishina të jashtme dhe të brendshme, pishina për fëmijë, rrëshqitëse uji, palestër, sauna, hamam turk, dhomë avulli, ping-pong, volejboll plazhi – falas.

Me pagesë: masazh, qendër Wellness, bilardo, sallë lojërash, sporte ujore.

Programe animacioni gjatë ditës, gara, shfaqje në mbrëmje dhe Mini Club për fëmijë janë pjesë e programit argëtues të hotelit.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp