Arnor De Luxe Hotel & Spa
Pozita
Hoteli ndodhet në rajonin Kumköy, 1 km nga Side dhe 65 km nga aeroporti i Antalyas.
Përshkrimi i hotelit
Dhoma Standarde (28 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio (francez) + një krevat tek, një banjo, maksimumi 2+1 persona.
Dhoma Comfort Standard (28 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio (francez) + një krevat tek, një banjo, përfshin një mëngjes në dhomë dhe një shërbim shtesë në restorant A’la Carte si trajtim special, maksimumi 3 persona.
Dhoma Family (50 m²): dy dhoma gjumi të ndara me derë ndërmjet tyre, një banjo, maksimumi 4 persona.
Hoteli gjithashtu ka 3 dhoma të përshtatura për persona me aftësi të kufizuara.
Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjo private me kabinë dushi, pantofla, tharëse flokësh, sistem qendror të ajrit të kondicionuar me kontroll individual, telefon me linjë direkte, minibar (ujë dhe pije freskuese të rimbushura çdo ditë), çajnik, set çaji dhe kafeje, kasafortë, WI-FI, si dhe LED TV me kanale satelitore dhe muzikore.
Ultra All Inclusive – bufe e hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë dhe darkë, snack paradite dhe pasdite, snack nate deri në orën 06:00 të mëngjesit, bufe për fëmijë dhe kënd dietik, pije alkoolike dhe joalkoolike lokale dhe disa të importuara nga ora 10:00 – 24:00, restorante A’la Carte me rezervim paraprak dhe një herë gjatë qëndrimit në njërin prej tyre, akullore në orare të caktuara, lëng frutash i freskët vetëm për mëngjes, Beach restaurant dhe bar nga ora 10:00 – 18:00.
Nuk përfshihen: pijet e importuara që nuk janë në listën e menusë, pijet premium lokale dhe të importuara, verëra speciale, lëngje frutash të freskëta (përveç mëngjesit), pijet në shishe, pas orës 02:00 ofrohen vetëm pije joalkoolike, shërbimi në dhomë.
Restorant kryesor me bufe të hapur, restorante A’la Carte (kuzhinë turke, italiane dhe e Lindjes së Largët), pool bar, beach snack bar dhe lobby bar. Shërbimet si mjek, babysitter, lavanderi, parukeri, telefon, faks, internet, zona tregtare dhe marrje me qira e makinave janë me pagesë shtesë. WI-FI është falas në të gjithë hotelin.
Plazhi i hotelit ndodhet 1200 m larg dhe është me rërë. Shezlongët, çadrat dhe peshqirët e plazhit janë falas. Autobus falas për në plazh çdo 15 minuta.
Pishina të jashtme dhe të brendshme (pishina e brendshme mbyllet gjatë verës) për të rritur dhe fëmijë, Aqua Park me 7 rrëshqitëse, palestër, sauna, hamam turk, dhomë me avull, pingpong dhe volejboll plazhi janë falas. Me pagesë shtesë: sporte ujore, SPA & Wellness center, masazh, bilardo dhe game room.
Argëtim: Programe të lehta argëtimi gjatë ditës. Mini club për fëmijë 4–11 vjeç, dhomë lojërash dhe kënd lojërash, programe ditore dhe në mbrëmje me mini disco.
Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.
Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.
Hotele të tjera në Side
ALL INCLUSIVE PLUS
Side Crown Serenity
Side, Turqi nga €459 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS
Jadore Deluxe Hotel & Spa
Side, Turqi nga €518 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE
Seaden Corolla Hotel
Side, Turqi nga €519 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS