Side, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Arum Barut Collection

Çmimi fillon nga€1796për person, 7 netë

Gjithçka e përfshirë, plus

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp
Arum Barut Collection, pamje e hotelit në Side

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Kumköy, 3 km nga qendra e qytetit Side dhe 60 km nga aeroporti i Antalyas.

Akomodimi

Hoteli ka gjithsej 330 dhoma, të vendosura në ndërtesën kryesore (Main Building) dhe në ndërtesën aneks (Annex Building). Ndërtesa kryesore (Main Building): Superior Room (33 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio (francez) + kënd i vogël uljeje, një banjo, maksimumi 2+1 persona. Deluxe Room Direct Sea View (33 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio (francez) + kënd uljeje, një banjo, pamje direkte nga deti, maksimumi 2+1 persona. Queen Family Suite (45–50 m²): dy dhoma gjumi; në njërën ka krevat dopio (francez) + kënd uljeje, në tjetrën një krevat tek, dhomat ndahen me derë rrëshqitëse, një banjo, maksimumi 2+1 persona. Premium Suite (45–50 m²): një dhomë e madhe gjumi me krevat dopio dhe zonë uljeje, garderobë, një banjo, maksimumi 3 persona. Penthouse Suite Sea View (57 m²): në katin e fundit të hotelit, një dhomë e madhe me ballkon të madh dhe pamje nga deti, maksimumi 2 persona. Hoteli gjithashtu ka 3 dhoma të përshtatura për persona me aftësi të kufizuara. Ndërtesa Annex: Deluxe Family Suite (47 m²): dy dhoma gjumi të ndara; në njërën krevat dopio (francez) + kënd uljeje, në tjetrën dy krevate teke, një banjo, maksimumi 4 persona. Grand Residence (60 m²): dy dhoma gjumi të ndara + një dhomë ndenjeje, një banjo, maksimumi 4+1 persona. Të gjitha dhomat janë të pajisura me ballkon, banjo private me dush dhe tharëse flokësh, bathrobe dhe pantofla, ajër të kondicionuar që funksionon sipas kushteve të motit, telefon me linjë direkte, dysheme parketi, kasafortë, minibar (ujë dhe pije freskuese të rimbushura çdo ditë), çajnik, set kafeje dhe çaji, TV satelitor me kanale muzikore dhe WI-FI.

Shërbimi

Ultra All Inclusive – bufe e hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, snack service, sandwich buffet, ëmbëlsira dhe biskota, akullore, darkë dhe snack nate, pije alkoolike dhe joalkoolike lokale dhe disa të importuara standarde, opsione Vegan, pa laktozë dhe pa gluten në restorantin kryesor gjatë vakteve, restorantet A’la Carte me rezervim paraprak janë falas. Nuk përfshihen: pije speciale të importuara, verëra speciale, të gjitha pijet në shishe dhe shërbimi në dhomë.

Përmbajtja

Restorant kryesor Palmiye me bufe të hapur. Restorante A’la Carte: Mimoza – kuzhinë e Lindjes së Largët Akasya – kuzhinë ndërkombëtare Petunya – kuzhinë turke Bare pranë pishinës, në plazh, lobby bar, patisseri dhe disco bar. Shërbime si mjek, babysitting, parukeri, qendër tregtare, lavanderi dhe pastrim kimik, SPA & Beauty Center dhe marrje me qira e makinave janë me pagesë shtesë. WI-FI falas në të gjithë hotelin.

Plazhi

Plazh privat i hotelit me rërë dhe pjesërisht shkëmbinj (rekomandohen këpucë plazhi). Shezlongët, çadrat dhe peshqirët e plazhit janë falas.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp