Asteria Family Resort Side
Pozita
Hoteli ndodhet në rajonin Kızılağaç, 12 km nga Manavgat dhe 78 km nga Antalya .
Përshkrimi i hotelit
Standard Club Room (23 m²): një dhomë gjumi me dy krevate teke + një krevat shtesë, një banjo, max. 2+1 persona.
Superior Club Room (46 m²): një dhomë gjumi me krevat “French bed”, një dhomë ndenjeje me një krevat tek dhe grup ulësesh, një banjo, max. 3 persona.
Junior Club Suite (61 m²): dy dhoma gjumi të ndara me derë rrëshqitëse, një dhomë ndenjeje me krevat tek + divan, një banjo, max. 3+1 persona.
Family Club Suite (71 m²): dy dhoma gjumi të ndara, dhomë ndenjeje me divan dhe ambient ulëse, dy banjo, max. 4+1 persona.
Executive Room (44 m²): një dhomë gjumi me krevat “French bed” + dhomë ndenjeje me mobilim ngrënieje, një banjo, max. 3 persona.
Të gjitha dhomat kanë banjo private me kabinë dushi, pantofla, tharëse flokësh, kondicioner qendror (sipas kushteve të motit), telefon direkt, dysheme qeramike, mini bar (ujë dhe ujë mineral – mbushet çdo ditë), set çaji & kafeje, kasafortë, TV satelitor dhe kanale muzike, internet WI-FI, ballkon ose tarracë.
Ultra All Inclusive
Bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonë, drekë, snack pasdite, torta dhe biskota, darkë, snack i vonë deri në 02:00, akullore në orare të caktuara, pije alkoolike dhe joalkoolike lokale dhe disa të importit standard. Beach Snack Bar nga ora 10:00–18:00. Restorantet A’la Carte me rezervim paraprak dhe një herë gjatë qëndrimit.
Nuk përfshihen
Pijet e importit që nuk janë në listën e menusë, pije në shishe, verërat cilësore dhe shampanjat, lëngjet e freskëta të frutave, rimbushja e minibarit, nargjile, shërbimi në dhomë.
Restorant kryesor me bufe të hapur, A’la Carte – kuzhina turke, italiane dhe restorant peshku; bare dhe snack bare në gjithë kompleksin. Doktor, babysitting, lavanderi, pastrim kimik, berber, telefon, faks, internet corner, lojëra kompjuterike, qendër tregtare dhe rent a car me pagesë shtesë. WI-FI falas në të gjithë hotelin.
Plazh privat i hotelit, me guralec dhe rërë, me shezllonë, çadra dhe peshqirë plazhi falas. Paviljonet në plazh me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë.
Pa pagesë – pishina të brendshme dhe të jashtme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse uji, fusha tenisi, ping-pong, volejboll në plazh, qendër fitnesi, hamam, sauna, dhomë me avull.
Me pagesë – masazh, qendër SPA, sporte ujore, ndriçim për fushat e tenisit, bilardo, dhomë lojërash.
Animacion gjatë ditës në pishinë dhe plazh, si edhe programe shfaqjesh në mbrëmje. Mini klub për fëmijët 4–12 vjeç, programe të ndryshme ditore dhe Mini Disco në mbrëmje.
Renovuar: 2022
Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.
Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.
Hotele të tjera në Side
ALL INCLUSIVE PLUS
Side Crown Serenity
Side, Turqi nga €459 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS
Jadore Deluxe Hotel & Spa
Side, Turqi nga €518 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE
Seaden Corolla Hotel
Side, Turqi nga €519 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS