Side, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Calyptus Kirman Premium

AnimacionAqua ParkShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPishinëPlazhi Me Rërë Dhe GuralecëFitness & Spa
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Kumkoy, 5 km nga Side dhe 60 km nga aeroporti i Antalyas.

Përshkrimi i hotelit

Hoteli ka gjithsej 420 dhoma. Standard rooms (30 m², një dhomë gjumi me krevat dopio + një krevat single, një banjo, max. 2+1 pax), Superior room (30 m², dhomë gjumi me krevat dopio + krevat single, një banjo, max. 3+1 pax), Family rooms (44 m², dy dhoma të ndara – njëra me krevat dopio dhe tjetra me dy krevate single, derë lidhëse, një banjo, max. 4 pax), Deluxe Family room (63 m², një dhomë me krevat dopio, tjetra me tre krevate single, një banjo, max. 4+2 fëmijë). Të gjitha dhomat kanë banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, fustanellë, papuçe, ajër të kondicionuar me orar të përshtatur sipas motit, mini bar (ujë, pije joalkoolike, birrë, çokollata, chips ripërtërihet çdo ditë), çajnik, set çaji & kafe, dysheme laminat, kasafortë, TV satelitor dhe kanale muzikore, WI-FI (shpejtësi e ulët), ballkon.

Ultra All Inclusive – shërbim 24 orë për ushqim dhe pije: bufe e hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, darkë, snack paradite dhe pasdite, bufe natën vonë, mëngjes i hershëm, bufe për fëmijë dhe corner për bebe (mundësi për të përgatitur ushqim për bebe vetë), bufe për ushqim dietik dhe pa gluten, akullore pasdite, lëngje të freskëta frutash vetëm për mëngjes, restorante A’la Carte me rezervim paraprak dhe një restaurant mund të përdoret një herë gjatë qëndrimit, pije alkoolike dhe joalkoolike lokale dhe të importuara, Beach Bar nga 10:00–18:00. Nuk përfshihet: pijet premium të importuara, verëra speciale, të gjitha pijet në shishe dhe kanaçe, lëngje të freskëta frutash, pijet energjike, shisha, shërbimi në dhomë.

Restoranti kryesor për bufe, restorante A’la Carte: Ottoman dhe Mediterranean, bare në gjithë kompleksin. Shërbime me pagesë: mjek, babysitting, lavanderi dhe pastrim kimik, parukeri, telefon, fax, internet, qendër tregtare, qira makinash. WI-FI falas.

Plazh i hotelit, 450 m nga hoteli, me rërë dhe gua, shezlongë, çadra dhe peshqirë falas. Tunel dhe shuttle falas për në plazh. Pavilionet me rezervim paraprak dhe me pagesë.

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, pishinë për bebe, rrëshqitëse uji, palestër, hamam turk, sauna, ping pong, volejboll plazhi. Me pagesë: masazh, biliardo, sporte ujore, SPA dhe Wellness Center. Programe argëtimi gjatë ditës, konkurse pranë plazhit dhe pishinës, shfaqje në mbrëmje. Mini club për fëmijë 04–12 vjeç me aktivitete dhe programe të ndryshme. Paketë Baby Star për familjet me bebe – pajisje dhe ushqim falas për bebe, mund të kërkohet në recepsion.

Renovim: 2023/2024 (Dimër)

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp