Side, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Dobedan Beach Resort Comfort Side

Ju RekomandojmëPlazhi Me RërëAqua ParkPishinë E Hapur Dhe E MbyllurFushë TenisiShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPër FëmijëIdeale Për FamiljeFëmija Deri 11,99 Pa PagesëFitness & SpaNë Plazh
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Gundogdu, 55 km nga aeroporti dhe 20 km nga qendra e qytetit Side.

Përshkrimi i hotelit

Dhoma standarde (27 m²; një dhomë gjumi me krevat dopio francez + krevat shtesë, një banjo, maksimumi 2+1 persona).

Dhoma familjare (34 m²; dy dhoma gjumi me derë ndarëse, një banjo, maksimumi 4 persona).

Royal Suit (85 m²; pamje direkte nga deti, dy dhoma gjumi, një sallon dhe dy banjo, njëra me xhakuzi, maksimumi 4 persona).

Të gjitha dhomat kanë banjo private me vaskë, tharëse flokësh, rroba banjoje dhe pantofla, sistem qendror kondicionimi sipas kushteve të motit, telefon me linjë direkte, kasafortë, minibar (pije joalkoolike, ujë, ujë mineral dhe birrë mbushen çdo ditë), ibrik elektrik, set për çaj & kafe, Wi-Fi, TV LCD satelitor me kanale muzikore dhe ballkon.

Ultra All Inclusive – shërbim ushqimi dhe pijesh 24 orë, bufe e hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, snack pasdite, darkë dhe snack nate deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Përfshihen: pije lokale dhe standarde të importuara alkoolike dhe joalkoolike, çaj, kafe, lëngje të freskëta frutash vetëm në mëngjes, akullore në orare të caktuara, bufe dietike dhe për fëmijë, ushqim për bebe në kavanoza, mikrovalë dhe blender.

Nuk përfshihen: pijet premium të importuara, verërat speciale vendase dhe të importuara, pijet energjike dhe të gjitha pijet në shishe, restorantet A’la Carte (me rezervim dhe pagesë shtesë), shërbimi në dhomë, nargjile.

Restoranti kryesor Horizon me bufe të hapur, bufe për fëmijë, bufe dietike, restorant pranë pishinës, snack bar dhe beach bar pranë plazhit.

Restorante A’la Carte (me rezervim paraprak):

Bare të ndryshme në kompleksin e hotelit.

Me pagesë shtesë: mjeku, telefon, fax, internet café, babysitting, lojëra kompjuterike, parukeri, lavanderi, qendër tregtare, makinë me qira.

Wi-Fi falas në të gjithë hotelin dhe në dhoma.

Plazh privat i hotelit, me rërë.

Shezlongët, çadrat dhe peshqirët në plazh dhe te pishina janë falas.

Pavilione private në plazh me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, aqua park (i ndarë për të rritur dhe fëmijë), palestër, banjë turke, sauna, dhomë avulli, fusha tenisi, mini-futboll, basketboll, volejboll, volejboll plazhi.

Me pagesë shtesë:

Wellness & SPA me pishinë me ujë deti, sporte ujore, ndriçim për fusha tenisi, mësime tenisi, bowling, bilardo dhe sallë lojërash.

Program argëtimi nga ekip profesional, me program që ndryshon çdo dy javë.

Gjatë ditës organizohen gara të ndryshme, ndërsa në mbrëmje shfaqje.

Mini Club për fëmijë 4–12 vjeç me program të veçantë gjatë ditës dhe mbrëmjes.

Renovim: 2025 (të gjitha dhomat)

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp