Side, Turqi · aranzhman nga Prishtina

La Benata Hotel

ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Ogrensehir, 20 km nga Manavgat dhe 80 km nga Antalya .

Përshkrimi i hotelit

Hoteli ka 150 dhoma të shpërndara në 11 blloqe me dy ose tre kate.

Selectum Room (27 m², 3. kat): një dhomë gjumi me krevat “French bed” + një krevat tek, një banjo, max. 2+1 persona.

Selectum Large Room (38 m², 2. kat): një dhomë gjumi me krevat “French bed” + një krevat tek + divan, një banjo, max. 3+1 fëmijë.

Selectum Family Room (47 m², 2. kat): dy dhoma gjumi, një me krevat “French bed” dhe tjetra me tre krevate teke, dy banjo, max. 5 persona.

Selectum Garden Room with Jacuzzi (22 m², 1. kat): një dhomë gjumi me krevat “French bed” + një krevat tek, një banjo, Jacuzzi në tarracë, max. 2+1 fëmijë.

Selectum Garden Family Room (47 m², 1. kat): dy dhoma gjumi, një me krevat “French bed” dhe tjetra me tre krevate teke, dy banjo, max. 5 persona.

Selectum Family Large Room with Jacuzzi (38 m², 1. kat): një dhomë gjumi me krevat “French bed” + një krevat tek + divan, Jacuzzi në tarracë, një banjo, max. 3+1 fëmijë.

Të gjitha dhomat kanë ballkon, banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, pantofla, kondicioner split, telefon me dalje direkte, mini bar (ujë, ujë mineral dhe pije freskuese – mbushen çdo ditë), set çaji & kafeje, kasafortë, TV satelitor me kanale muzike dhe internet WI-FI.

Ultra All Inclusive Bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonë, snack mëngjesi, drekë, snack pasdite, ëmbëlsira, çaj dhe kafe, darkë, snack i vonë gjatë natës dhe mëngjes i hershëm deri në orën 06:00. Bufe për fëmijë, bufe dietike dhe vegjetariane. Pije alkoolike lokale dhe të importuara standarde; Beach Snack Bar deri në ora 18:00.

Nuk përfshihen: pijet e importuara jashtë menusë, verërat speciale dhe pije premium, pije të shishezuara, lëngje frutash të freskëta, restorantet A’la Carte (me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë), shërbimi në dhomë.

Restorant kryesor me bufe të hapur; A’la Carte: kuzhinë turke, peshku, meksikane dhe italiane; bare të ndryshme në kompleks; Disco Club. Shërbime me pagesë: doktor, babysitting, lavanderi dhe pastrim kimik, berber, qendër tregtare, rent a car. WI-FI falas në të gjithë hotelin.

Plazh privat i hotelit, me guralec dhe rërë, me shezllonë, çadra dhe peshqirë falas. Pavijonet me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë.

Pishina të jashtme dhe të brendshme, pishina për fëmijë, rrëshqitëse uji, qendër fitnesi, sauna, hamam, dhomë me avull, ping-pong, volejboll në plazh. Me pagesë – masazh, sporte ujore.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp