Ramada Resort By Wyndham Side
Pozita
Hoteli ndodhet në rajonin Gundogdu, 16 km nga Side dhe 60 km nga aeroporti i Antalijas.
Përshkrimi i hotelit
Dhoma standarde: 25 m², një dhomë gjumi me krevat francez ose dy krevate të veçanta, një banjo, maksimum 2+fëmijë të vegjël
Dhoma familjare: 50 m², dy dhoma gjumi të ndara dhe një banjo, maksimum 4 persona
Dhoma Superior: 30 m², një dhomë e madhe me krevat francez dhe një krevat i vetëm, një krevat i palosshëm, maksimum 2+2 fëmijë
Dhoma ekonomike: 22 m², si standardet por pa ballkon, maksimum 2 persona
Të gjitha dhomat kanë banjo private me dush, tharëse flokësh, sistem kondicionimi të ndarë, telefon me numër të drejtpërdrejtë, mini bar (ujë dhe pije të lehta plotësohen çdo ditë), çajnik, set për kafe dhe çaj, kasafortë, TV satelitor me kanale muzike, ballkon ose ballkon francez.
All inclusive
Shërbim bufe i hapur për mëngjes, mëngjes vonë, drekë, snacks në pool bar dhe beach bar, darkë, supë natën deri në 00:30, të gjitha pijet alkoolike dhe joalkoolike vendase nga ora 10:00 – 24:00, Beach bar me snacks dhe pije (pije të lehta, verë dhe birrë) nga ora 10:00 – 18:00, akullore gjatë orëve të caktuara gjatë ditës, restorante A’la Carte me rezervim paraprak dhe vetëm një herë gjatë qëndrimit.
Nuk përfshihen: pijet e importuara, të gjitha pijet në shishe, verëra speciale, lëngje frutash të freskëta.
Restoranti kryesor për bufe, restorante A’la Carte: Ottoman Restaurant – kuzhinë turke, Cibo – kuzhinë italiane, snack bar pranë pishinës, Vitamin bar, Beach bar, Lobby bar. Doktor, telefon, faks, zonë shopping janë me pagesë ekstra. Internet WI-FI ka pagesë ekstra.
Plazh i hotelit, 600 m nga hoteli, rërë, me shezllonë, çadra dielli dhe peshqirë plazhi falas. Beach bar, kabina për ndërrim dhe dush janë në dispozicion në plazh. Ekziston shërbim falas transporti në plazh.
Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, gjashtë toboganë uji, qendër fitness, hamam turk, sauna, ping-pong, volejboll në plazh. Me pagesë ekstra: sporte uji, masazh, qendër SPA & Wellness.
Program argëtimi gjatë ditës dhe shfaqje në mbrëmje. Mini klub për fëmijë 4 – 12 vjeç.
Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.
Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.
Hotele të tjera në Side
ALL INCLUSIVE PLUS
Side Crown Serenity
Side, Turqi nga €459 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS
Jadore Deluxe Hotel & Spa
Side, Turqi nga €518 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE
Seaden Corolla Hotel
Side, Turqi nga €519 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS