Side, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Selectum Family Resort Side

Ju RekomandojmëPlazhi Me RërëAquapark I MadhWi-Fi Falas Në Vende PublikePishinë E Hapur Dhe E MbyllurFushë TenisiShezllon Dhe Çadra Pa PagesëIdeale Për FamiljeFëmija Deri 11,99 Pa PagesëFitness & SpaNë Plazh
Çmimi fillon nga€749për person, 7 ditë

Gjithçka e përfshirë, plus

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Kizilagac, 13 km nga Manavgat dhe 75 km nga aeroporti i Antalijas.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave është 1030, duke përfshirë ndërtesën kryesore, Lake Houses dhe zonën Comfort.

Dhoma standarde (ndërtesa kryesore): 27–30 m², një dhomë gjumi me dy krevate të veçanta + divan-krevet, një banjo, maksimum 2+1 persona

Dhoma familjare (ndërtesa kryesore): 38 m², dy dhoma gjumi të ndara me derë midis tyre, një banjo, maksimum 2+2 persona

Suita (ndërtesa kryesore): 50–62 m², një dhomë gjumi dhe një sallon, një banjo, maksimum 4 persona

Dhoma standarde: 26 m², një dhomë gjumi me dy krevate të veçanta + divan krevate, një banjo, maksimum 3 persona

Dhoma familjare: 30 m², dy dhoma gjumi me derë midis tyre, një banjo, maksimum 4 persona

Suita Lake House: 51 m², ndodhet në katin e parë me tarracë, një dhomë gjumi dhe një sallon, një banjo, maksimum 3 persona

Dhoma standarde: 27 m², afër Aqua Park, një dhomë gjumi me dy krevate të veçanta, një banjo, maksimum 3 persona

Aqua Family Rooms: 45 m², afër Aqua Park, dy dhoma gjumi të ndara, një banjo, maksimum 4 persona

Të gjitha dhomat kanë ballkon ose tarracë, banjo me dush, tharëse flokësh, papuçe, sistem qendror kondicionimi sipas motit, telefon me numër të drejtpërdrejtë, mini bar (pije të lehta, ujë dhe birrë plotësohen çdo ditë), çajnik, set për çaj dhe kafe, kasafortë, dysheme laminat ose qeramike, lidhje WI-FI falas, TV satelitor dhe sistem muzikor. Dhomat në Lake Houses kanë dysheme qeramike dhe pamje nga kopshti.

Ultra all inclusive

Shërbim ushqim & pije 24 orë: restoranti 7/24, bufe i hapur për mëngjes, drekë, darkë, snack pasdite dhe natën, bufe për fëmijë, bufe dietike, Beach snack bar nga ora 10:00 – 18:00, të gjitha pijet vendase dhe disa të importuara standarde falas, akullore gjatë orëve të caktuara, restorante A’la Carte me rezervim paraprak dhe vetëm një herë gjatë qëndrimit.

Nuk përfshihen: pijet speciale të importuara, pijet e importuara që nuk janë në menu, lëngje frutash të freskëta, pijet në shishe, shërbimi në dhomë.

Restorante kryesore në ndërtesën kryesore dhe në zonën Lake Houses, restorante A’la Carte: Fish Restaurant, Italian Restaurant, Mexican dhe Turkish Restaurant, Lobby Bar, Disco Bar, Beach Bar, Pool Bar, Vitamin Bar. Doktor, babysitting, lavanderi dhe pastrim kimik, berber, makina me qira, telefon, faks, internet corner, lojëra kompjuteri, qendër tregtare me pagesë ekstra. Lidhja WI-FI falas në të gjithë hotelin.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp