Side, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Sun Beach Park & Spa

ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në qendër të qytetit Side, 65 km nga aeroporti i Antalias.

Përshkrimi i hotelit

Dhomat standarde: Një dhomë gjumi, një banjo, maksimum 2+1 persona.

Dhomat familjare: Një dhomë gjumi me krevat French, një dhomë ndenjeje me divan krevat i ndarë me derë, një banjo, maksimum 4 persona.

Dhomat ekonomike: I njëjti standard si dhomat standarde, por pa ballkon dhe me tavan të pjerrët.

Të gjitha dhomat kanë: banjo private me kabinë dushi dhe tharëse flokësh, sistem kondicionimi split, telefon me linjë direkte, mini bar (ujë rifreskohet çdo ditë), kasafortë, dysheme qeramike, TV satelitor dhe kanale muzikore, ballkon (përveç dhomave ekonomike).

All inclusive – bufet i hapur për mëngjes, mëngjes vonë, drekë, kafe pasdite, çaj dhe ëmbëlsira, darkë, të gjitha pijet lokale alkoolike dhe jo-alkoolike nga 10:00 – 23:00.

Nuk përfshihen: të gjitha pijet e importuara, lëngje të freskëta frutash, kafe turke, akullore, pijet në shishe, verërat speciale, të gjitha ushqimet dhe pijet pas orës 23:00. Ushqimi dhe pijet në plazh nuk përfshihen (janë me pagesë dhe nuk i përkasin hotelit).

Restorant kryesor, bare pranë pishinës, beach bar, lobby bar. Me pagesë: doktor, lavanderi, telefon, faks, qira makine. Internet WI-FI (shpejtësi e ulët) falas në zonën e lobby-t.

Plazh i hotelit, rërë, 400 m nga hoteli, me shtrat dielli dhe çadra falas. Peshqirët e plazhit me pagesë.

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, tobogan uji, ping-pong, hamam turk.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp