Side, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Sunrise Resort Hotel

ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Kızılağac, 8 km nga Manavgat dhe 75 km nga aeroporti i Antalias.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave 443 (223 në ndërtesën kryesore dhe 220 në ndërtesat Club).

Dhomat standarde me pamje toke (28m², një dhomë gjumi me krevat French ose dy krevate twin + divan, një banjo, maksimum 2+1 fëmijë)

Dhomat standarde me pamje deti (25m², një dhomë gjumi me krevat French, një banjo, maksimum 2 persona)

Dhomat corner terrace (123m², një dhomë gjumi me krevat French, një banjo, tarracë e madhe me Jacuzzi, maksimum 2 persona)

Dhomat familjare (44m², dy dhoma gjumi, një me krevat French, tjetra me dy krevate twin, dy banjo, maksimum 4 persona)

Sunrise Jacuzzi Suit (137m², një dhomë gjumi me krevat French, një sallon me divan, dy banjo, maksimum 2+1 persona)

Club superior (28m², një dhomë gjumi me krevat French + divan, një banjo, maksimum 2+1 persona)

Club family (52m², dy dhoma gjumi me derë lidhëse, një banjo, maksimum 4 persona, renovim 2018)

Club duplex family (65m², një dhomë gjumi në katin e poshtëm, sallon me divan, katin e sipërm divan, dy banjo, maksimum 5 persona)

Të gjitha dhomat kanë: banjo private me vaskë ose dush, tharëse flokësh, kondicioner qendror sipas motit, telefon, mini bar (ujë, ujë mineral, pije jo-alkoolike dhe birrë rifreskohen çdo ditë), komplet kafe & çaj, kasafortë, dysheme me qilim (parquet në ndërtesat Club), TV satelitor dhe kanale muzikore, ballkon. WI-FI (shpejtësi e ulët) falas në të gjitha dhomat dhe hapësirat publike.

Ultra all inclusive – bufet i hapur për mëngjes të hershëm, mëngjes, drekë, snack, darkë, të gjitha pijet lokale dhe disa të importuara, lëng frutash vetëm për mëngjes, akullore gjatë orëve të caktuara, Patisserie, restorante A’la Carte (Turke, Indiane, Meksikane dhe Mongole) me rezervim paraprak dhe një herë gjatë qëndrimit.

Nuk përfshihen: pijet speciale dhe të luksit të importuara, pijet në shishe, lëngje frutash, verë speciale, shërbimi në dhomë, restorante të tjera A’la Carte me pagesë dhe rezervim paraprak.

Restoranti kryesor për bufet të hapur, restorante A’la Carte: Santa Lucia* (Italiane), Sunset (Peshk), Miyako* (Sushi), Ganesha* (Indiane), Moulin Rouge* (Frënge), Azteka* (Meksikane), Sini (Turke), BBQ, bare në të gjithë kompleksin. Me pagesë: shërbim doktor, babysitting, lavanderi dhe larje kimike, sallon flokësh, qendër tregtare, telefon, fax, internet café, lojëra kompjuteri, qira makine.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp