Side, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Terrace Beach Resort

Kopsht I GjelbërSpa & WellnessJu RekomandojmëPlazhi Me RërëPishinë E Hapur Dhe E MbyllurShezllon Dhe Çadra Pa PagesëIdeale Për FamiljeFitnesNë Plazh
Çmimi fillon nga€814për person, 7 ditë

Gjithçka e përfshirë

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin e Kumköy, 4 km nga Side dhe 65 km nga aeroporti i Antalias.

Përshkrimi i hotelit

Hoteli ka gjithsej 270 dhoma në një ndërtesë kryesore.

Dhoma Standarde (24 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio (frëngji) + divan, një banjo, max. 2+1 persona.

Dhoma Economy (20–24 m²): të vendosura midis kateve, akses vetëm me shkallë, pamje nga toka, max. 2+1 fëmijë.

Dhoma Familjare – pamje nga toka (28 m²): një dhomë e madhe me ndarje optike; një pjesë me krevat dopio dhe pjesa tjetër me krevate marinari për fëmijë, një banjo, vetëm pamje nga toka, max. 2+2 fëmijë.

Dhoma Familjare – pamje nga deti (38 m²): dy dhoma gjumi me derë ndarëse, një banjo, max. 4 persona.

Të gjitha dhomat janë të pajisura me: banjo private me dush, tharëse flokësh, sistem qendror kondicionimi (funksionon sipas kushteve të motit), telefon direkt, kasafortë, minibar (pije joalkoolike, ujë, ujë mineral, birrë – rimbushet çdo ditë), çajnik, set çaji & kafeje, TV LCD satelitor dhe sistem muzike, lidhje Wi-Fi, dysheme laminati dhe ballkon.

All Inclusive

Shërbim me bufet të hapur për: mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, snack pasdite në plazh dhe pranë pishinës, darkë, bufet nate.

Pije lokale alkoolike dhe joalkoolike nga 10:00 – 24:00. Akullore në barin e pishinës në orare të caktuara pasdite.

Nuk përfshihen: pije të importuara, lëngje frutash të freskëta, të gjitha pijet në shishe dhe kanaçe, restorantet A’la Carte (me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë), pijet pas orës 24:00 dhe shërbimi në dhomë.

Restorant kryesor me bufet të hapur, restorante A’la Carte:

Sultan – kuzhinë turke

Turkuaz – kuzhinë mesdhetare

Bare në të gjithë kompleksin e hotelit.

Shërbime shtesë: mjek, lavanderi dhe pastrim kimik, telefon, faks, internet, qendër tregtare, parukeri. Wi-Fi falas në ambientet publike dhe në dhoma.

Renovimi: 2016 / 2017

Plazhi privat i hotelit është me rërë.

Shezlongët, çadrat dhe peshqirët e plazhit janë falas.

Qasje në direkte në plazh.

Plazh privat i hotelit, me rërë. Shezlongë, peshqirë plazhi dhe çadra falas. Pavijoni në plazh me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë.

Sport & Argëtim: Pishina të jashtme dhe të brendshme (pishina e brendshme e mbyllur gjatë sezonit veror 01.04 – 31.10) për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse uji, palestër, banjë turke, sauna, banjë me avull, pingpong, dart, volejboll plazhi.

Me pagesë shtesë: sporte ujore, masazh, SPA & Wellness, hipizëm.

Argëtimi: Programe argëtimi të lehta gjatë ditës, gara, në mbrëmje shfaqje për të rritur.

Mini Club për fëmijë nga 4–12 vjeç, me aktivitete ditore, kënd lojërash dhe programe në mbrëmje.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp