Side, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Terrace Elite Resort

Ju RekomandojmëPlazhi Me RërëAqua ParkPishinë E Hapur Dhe E MbyllurFëmija Deri 12,99 Pa PagesëShezllon Dhe Çadra Pa Pagesë2 Femije Akomodim FalasFitness & Spa
Çmimi fillon nga€629për person, 7 ditë

Gjithçka e përfshirë, plus

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në zonën Gündogdu, 13 km nga Side dhe 52 km nga aeroporti i Antalias.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave është 370, të shpërndara në katër blloqe.

Dhoma Standarde (32 m², një dhomë gjumi me krevat dopio + një divan-krevat 90×200, një banjo, max. 2+1)

Dhoma Standarde të Mëdha (36 m², një dhomë standarde më e madhe me krevat dopio dhe 2 divanë-krevat me ndarës vizual, një banjo, max. 2+2 persona)

Dhoma Ekonomike (32 m², të vendosura në katin përdhes me pamje nga toka, të njëjta me dhomat standarde),

Dhoma Familjare (38 m², dy dhoma gjumi të ndara me derë rrëshqitëse, një dhomë me krevat dopio dhe tjetra me dy divanë-krevat, një banjo, max. 2+2 fëmijë).

Të gjitha dhomat kanë banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, sistem ajri të kondicionuar qendror që funksionon sipas kushteve të motit, telefon me thirrje direkte, kasafortë (falas),Të gjithë dhomat janë të pajisura me katëll dhe ofrojnë një përzgjedhje çaji dhe kafeje. Minibar (pije freskuese dhe ujë të rimbushura çdo ditë), TV LCD satelitor dhe sistem muzikor, lidhje interneti WI-FI (falas), dysheme laminati dhe ballkon.

Ultra All Inclusive – shërbim ushqimi dhe pijesh 24 orë. Bufetë e hapura për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, snack pasdite, darkë, bufe nate, mëngjes të hershëm, kënd bufe për fëmijë.Të gjitha pijet lokale dhe standarde të importuara alkoolike dhe joalkoolike, akullore në pool bar në orare të caktuara pasdite, beach snack bar nga ora 10:00–18:00, bufe për fëmijë në restorantin kryesor, kënd për foshnja.

Nuk përfshihen: pijet e importuara që nuk janë në listën e menusë, pijet premium, verërat speciale, lëngjet e freskëta të frutave, të gjitha pijet në shishe dhe kanaçe, restorantet A’la Carte (me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë), shërbimi në dhomë.

Restoranti kryesor me shërbim bufe të hapur, restorante A’la Carte – Sultan (kuzhinë turke) dhe Turkuaz (kuzhinë mesdhetare), bare të shpërndara në kompleksin e hotelit .Me pagesë shtesë: mjek, lavanderi dhe pastrim kimik, telefon, faks, zonë tregtare, parukier, qira makine.Lidhja WI-FI është falas.

Plazh privat me rërë, 600 m nga hoteli. Shezlongët, peshqirët e plazhit dhe çadrat e diellit janë falas. Shërbim transporti për në plazh falas.

Pishina të jashtme dhe të brendshme (pishina e brendshme e mbyllur gjatë sezonit veror nga 24.04 – 02.11.2026) për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse uji, qendër fitnesi, banjë turke, sauna, dhomë me avull, dhomë kripe, pingpong, dart, volejboll plazhi.

Me pagesë shtesë: sporte ujore, masazh, qendër SPA & Wellness, bilardo dhe dhomë lojërash.

Programe argëtimi (animacion i lehtë) gjatë ditës, gara dhe programe mbrëmjeje për të rritur. Mini Club për fëmijë nga 4–12 vjeç me programe ditore dhe mbrëmjeje,kënd lojërash dhe Mini Disco në mbrëmje.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp