Side, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Trendy Palm Beach Hotel

Plazhi Me RërëPishinë E Hapur Dhe E MbyllurFushë TenisiShezllon Dhe Çadra Pa PagesëFitness & SpaNë Plazh
Çmimi fillon nga€827për person, 7 ditë

Gjithçka e përfshirë

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Kumkoy, 3,5 km nga Side dhe Manavgat, dhe 60 km nga aeroporti i Antalijas.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave është 320, në një ndërtesë kryesore dhe tre ndërtesa anësore.

Dhoma Standard në ndërtesa anësore: 21 m², një dhomë gjumi, një banjo, maksimum 2 persona

Dhoma Standard në ndërtesë kryesore: 23 m², një dhomë gjumi, një banjo, maksimum 2 persona

Dhoma Suit: 35 m², dy dhoma gjumi, një banjo, maksimum 3 persona

Të gjitha dhomat kanë banjo private me dush, papuçe, tharëse flokësh, kondicionim qendror sipas kushteve atmosferike, mini bar (ujë dhe pije të lehta i plotësojnë çdo ditë), çajnik, set për çaj dhe kafe, kasafortë (extra charge), lidhje WI-FI, TV satelitor dhe kanale muzikore, dysheme laminat, ballkon.

All inclusive

Bufe i hapur për mëngjes, mëngjes vonë, drekë, darkë, snack në mëngjes dhe pasdite, bufe natën dhe mëngjes i hershëm, të gjitha pijet vendase alkoolike dhe joalkoolike nga ora 10:00 – 24:00, akullore dhe torta në snack bar gjatë orëve të caktuara. Restorante A’la Carte: Italian, Anatolian dhe Mesdhetare me rezervim paraprak dhe vetëm një herë gjatë qëndrimit.

Nuk përfshihen: të gjitha pijet e importuara, verëra speciale, të gjitha pijet në shishe dhe kanaçe, pijet energjike, lëngje frutash të freskëta, shërbimi në dhomë, pijet në Disco.

Restoranti kryesor për bufe, restorante A’la Carte: kuzhinë turke, italiane, Mesdhetare, bare në të gjithë kompleksin e hotelit. Doktor, lavanderi dhe pastrim kimik, berber, telefon, faks, qendër tregtare, makina me qira janë me pagesë ekstra. Lidhja WI-FI në të gjithë hotelin është falas.

Plazh privat i hotelit, rërë, me shezllonë, çadra dielli dhe peshqirë plazhi falas.

Pishina të jashtme dhe të brendshme, toboganë uji, qendër fitness, hamam turk, sauna, ping-pong, volejboll në plazh. Me pagesë ekstra: sporte uji, qendër bukurie dhe masazh.

Program argëtimi gjatë ditës, gara në plazh dhe pranë pishinës, shfaqje në mbrëmje.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp