Side, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Tui Blue Xanthe

Plazhi Me RërëAqua ParkPishinë E Hapur Dhe E MbyllurFëmija Deri 12,99 Pa PagesëShezllon Dhe Çadra Pa PagesëFitness & SpaNë Plazh
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Evrenseki, 7 km nga Side dhe 60 km nga aeroporti i Antalias.

Përshkrimi i hotelit

Hoteli ka gjithsej 243 dhoma të shpërndara në katër ndërtesa:

Standard Rooms: 24 m², një dhomë me krevat French + krevat shtesë, një banjo, maksimumi 2+1 persona

Family Rooms: 30-35 m², dy dhoma, njëra me krevat French, tjetra me dy krevate single ose krevat dyshe, me derë ndërmjet dhomave, një banjo, maksimumi 2+2 persona

Family Superior Rooms: 55 m², dy dhoma të ndara, një me krevat French, tjetra me dy krevate single, derë ndërmjet dhomave, një dhomë ndenjeje, një banjo, maksimumi 4 persona

Suite Rooms: 28 m², një dhomë me krevat French, kënd ndenjeje, një banjo, maksimumi 3 persona

Të gjitha dhomat kanë banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, sistem kondicionimi qendror që funksionon sipas kushteve të motit, telefon me linjë direkte, minibar (ujë dhe pije joalkoolike të rifilluara çdo ditë), ketël, aparat për çaj dhe kafe, kasafortë, TV satelitor me kanale muzikore, Wi-Fi, ballkon.

Ultra All Inclusive – bufe për mëngjes, vonë në mëngjes, drekë, snack bar dhe snack në plazh, darkë, akullore pasdite, snack natën deri në orën 24:00. Pijet lokale alkoolike dhe joalkoolike nga 10:00 – 24:00. A’la Carte me rezervim paraprak dhe një herë gjatë qëndrimit 7-ditor.

Nuk përfshihen: pijet e importuara, të gjitha pijet e shishezuara, lëngje të freskëta frutash, kafe turke.

Restorant kryesor për bufe, A’la Carte: Taverna, Collunarium, snack bar pranë pishinave dhe plazhit, lobby bar. Me pagesë: doktor, lavanderi, telefon, fax, internet café, qendër tregtare. Wi-Fi falas në të gjithë hotelin.

Plazh privat, me rërë, me shezlongë, çadra dhe peshqirë falas.

Pishina të brendshme dhe të jashtme për të rritur dhe fëmijë, një pishinë Olimpike vetëm për +16, rrëshqitje uji, qendër fitness, banjë turke, sauna, volejboll në plazh, gimnas.

Me pagesë: sporte ujore, SPA & Wellness, Fushat e Padelit, masazh, bilardo dhe lojëra kompjuterike.

Program argëtimi gjatë ditës dhe shfaqje në mbrëmje. Mini club për fëmijë nga 06 – 12 vjeç.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp