Side, Turqi · aranzhman nga Prishtina

VONRESORT Elite

Plazhi Me RërëAquapark I MadhPishinë E Hapur Dhe E MbyllurShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPër FëmijëIdeale Për FamiljeFitness & SpaNë Plazh
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Colakli, 15 km nga Manavgat dhe 55 km nga aeroporti i Antalias.

Përshkrimi i hotelit

Dhomat standarde (31m², një dhomë gjumi me krevat francez + një krevat i vetëm, një banjo, maksimum 2+1 persona)

Dhomat superior (36m², një dhomë gjumi me krevat francez dhe divan, një banjo, maksimum 3 persona)

Dhomat familjare me krevat me katër (36m², një dhomë gjumi me krevat francez + krevat me katër, një banjo, maksimum 3 persona)

Të gjitha dhomat kanë: banjo private me dush dhe tharëse flokësh, kondicioner qendror që funksionon sipas kushteve të motit, telefon me linjë direkte, mini bar (pijet joalkoolike dhe uji rimbushen çdo ditë), çajnik, set për çaj dhe kafe, kasafortë, dysheme qeramike ose laminat, TV satelitor dhe kanale muzikore, ballkon. Lidhja WI-FI është falas.

Ultra all inclusive – 24 orë shërbim ushqimi dhe pijesh, bufet i hapur për mëngjes, mëngjes vonë, drekë, ushqime dhe pije pasdite, darkë, ushqime të vona gjatë natës, pije dhe snacks në Aqua Park, të gjitha pijet lokale dhe importuese standarde, Beach snack bar nga ora 10:00 – 18:00, të gjitha pijet në Disco club.

Jo të përfshira: pije premium importuese, verëra speciale, lëngje frutash të freskëta, restorantet A’la Carte me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë, shërbimi në dhomë, të gjitha pijet e shishta, pijet në Irish Pub.

Restoranti kryesor Safran për bufet të hapur, restorante A’la Carte:

L’atelier Bistro – hapur deri në ora 07:00 të mëngjesit

Baret ndodhen në gjithë kompleksin e hotelit.

Shërbime të tjera me pagesë: doktor, kujdestari për fëmijë, lavanderi, frizer, telefon, fax, lojëra kompjuteri, qendër tregtare, qira makine. Lidhja WI-FI falas në recepsion dhe dhoma.

Plazhi i hotelit, me rërë, me shtratin dielli, çadra dhe peshqir plazhi falas. Paviljonet në plazh me rezervim paraprak dhe me pagesë.

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, Aqua Park i madh me 11 tobogane (hyrja falas për mysafirët e hotelit), qendër fitnesi, hamam turk, sauna, volejboll, basketboll, gjimnastikë, volejboll plazhi, ping-pong. Me pagesë shtesë: sporte uji, bowling, biljard, Fun Fair, masazhe dhe qendër bukurie.

Program argëtimi gjatë ditës, gara pranë pishinës dhe plazhit, shfaqje në mbrëmje. Mini club për fëmijë nga 04-12 vjeç me aktivitete ditore dhe mbrëmjeje.

Shënim: Mysafirët e Hotel Vonresort Elite mund të përdorin edhe zonat e përbashkëta – Aqua Park, pier dhe mini club – së bashku me Hotel Vonresort Golden Coast.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp