Side, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Water Side Resort & Spa

Ju RekomandojmëAqua ParkE PërshtatshmePishinë E Hapur Dhe E MbyllurFëmija Deri 12,99 Pa PagesëShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPër FëmijëIdeale Për Familje2 Femije Akomodim FalasFitness & Spa
Çmimi fillon nga€597për person, 7 ditë

Gjithçka e përfshirë, plus

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Titreyengol, 70 km nga aeroporti i Antalias dhe 7 km nga qyteti i lashtë Side.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave është 378, në tre blloqe të lidhura me njëri-tjetrin.

Dhoma standarde (20-26m², një dhomë gjumi me krevat francez + krevat i vetëm, një banjo, max. 2+2 persona)

Dhoma standarde Tip 2 (24-26m², një dhomë gjumi me krevat francez + një krevat i vetëm + divan, një banjo, max. 2+2 fëmijë)

Dhoma familjare duplex (33-35m², dhomë duplex me derë rrëshqitëse në dhoma duplex, një banjo, max. 4 persona)

Të gjitha dhomat kanë banjo private me dush, tharëse flokësh, papuçe, sistem kondicionimi split, telefon me linjë direkte, kasafortë, mini bar (ujë dhe pije joalkoolike të furnizuara çdo ditë), çajnik, set çaji dhe kafeje, dysheme laminat, lidhje interneti WI-FI, TV satelitor me kanale muzikore dhe ballkon.

Ultra All Inclusive – bufet i hapur për mëngjes, drekë, darkë, snack pasdite, bufet nate, mëngjes herët deri në orën 07:00, bufet për fëmijë dhe restorant për fëmijë, restorant snack në plazh me pije joalkoolike dhe birrë, të gjitha pijet lokale dhe disa të importuara alkoolike dhe joalkoolike, lëng portokalli i freskët vetëm për mëngjes, akullore në oraret e caktuara, Beach snack bar nga ora 10:00 – 18:00 (vetëm pije lokale). Restaurante A’la Carte me rezervim paraprak dhe një herë gjatë qëndrimit.

Nuk përfshihen: pije premium të importuara, verë speciale, koktejle, pije luksoze, lëngje frutash të freskëta, pijet në shishe, Vitamin bar, shërbim dhome.

Restoranti kryesor për bufet, restorante A’la Carte: Paha (kuzhinë turke), Toscana (kuzhinë italiane), Irmak (restorant me peshk), bare në të gjithë kompleksin. Doktor, kujdestari për fëmijë, lavanderi, pastrim kimik, berber, telefon, faks, internet corner dhe lojëra kompjuteri, qendër tregtare, me qira makina janë me pagesë shtesë. Lidhja WI-FI në të gjithë hotelin është falas.

Plazh privat me rërë, 250 m nga hoteli. Shtrat dielli dhe çadra, peshqirë plazhi falas. Shërbim transferi gjatë gjithë ditës falas.

Pishina të jashtme dhe të brendshme, rrëshqitje uji, qendër fitnessi, ping-pong, volejboll në plazh, hamam turk, fushë tenisi, mini-golf – falas. Me pagesë: masazh, sauna, bilardo, dhomë lojërash, ndriçim për fushat e tenis, pajisje tenisi, qendër Wellness & SPA dhe sporte ujorë.

Programet e argëtimit me aktivitete çdo ditë pranë pishinës ose plazhit, konkurse për të rritur dhe fëmijë, shfaqje mbrëmjeve. Mini klub për fëmijë 4-12 vjeç, kopsht lojërash me mbrojtje nga dielli, Mini Disco në mbrëmje.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp