Aska Lara Resort & Spa
Pozita
Hoteli ndodhet në zonën Lara, 12 km nga aeroporti i Antalyas dhe 12 km nga qendra e qytetit.
Përshkrimi i hotelit
Dhoma Eco (18 m²): një dhomë gjumi me krevat francez + krevat palosës, një banjo, pa ballkon, max. 2+1 persona.
Dhoma Standard (20–24 m²): një dhomë gjumi me krevat francez + krevat palosës ose divan-krevat, një banjo, disa dhoma me ballkon francez, max. 3+1 fëmijë.
Dhoma Familjare (48–50 m²): dy dhoma gjumi me derë ndarëse dhe një banjo, max. 4+1 fëmijë + foshnjë.
Dhoma të Lidhura (Connection rooms) (40–48 m²): dy dhoma gjumi me derë ndarëse dhe dy banjo, max. 4+1 fëmijë + foshnjë.
Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, pantofla, ajër të kondicionuar qendror (funksionon sipas kushteve të motit), telefon me linjë direkte, minibar (ujë, pije joalkoolike, birrë – rimbushet çdo ditë), ibrik, set kafe & çaj, kasafortë, dysheme laminat, TV satelitor dhe kanale muzikore, lidhje Wi-Fi, ballkon (përjashtim bëjnë dhomat Eco).
Ultra All Inclusive – shërbim ushqimi dhe pijesh 24 orë.
Bufe i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë dhe darkë; snack-e gjatë ditës, snack-e nate dhe në orët e hershme të mëngjesit; pije alkoolike dhe joalkoolike vendase dhe standarde të importuara; akullore pasdite në orare të caktuara; bufe për fëmijë si dhe menu dietike dhe vegjetariane në restorantin kryesor; Snack Bar në plazh nga ora 10:00 – 23:30.
Nuk përfshihen: pije speciale të importuara, pije në shishe, verëra speciale dhe të importuara, lëngje frutash të freskëta, room service. Restorantet A’la Carte kërkojnë rezervim paraprak dhe janë me pagesë shtesë.
Bare në të gjithë kompleksin e hotelit, klub diskotekë.
Shërbime me pagesë shtesë: mjek, babysitting, telefon, fax, qendër tregtare, rent a car.
Wi-Fi falas në ambientet e hotelit dhe në dhoma.
Plazh privat i hotelit, me rërë dhe zhavorr, 500 m nga hoteli (përtej rrugës). Shezlongë, çadra dhe peshqirë plazhi falas. Shuttle service nga hoteli falas. Paviljonet në plazh janë me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.
Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, Aqua Park me 9 rrëshqitëse uji, fusha tenisi, hamam turk, banjë me avull, sauna, basketboll, volejboll plazhi, gjimnastikë, darts, pingpong, palestër.
(Palestra, sauna dhe hamami nuk lejohen për fëmijë nën 16 vjeç.)
Me pagesë shtesë: sporte ujore, bilardo, pajisje dhe mësime tenisi, bowling, game room, masazhe dhe trajtime në qendrën SPA, facilitete në Adventure Park.
Programe argëtimi me animacion të lehtë gjatë ditës dhe mbrëmjes.
Mini Club për fëmijë 3–12 vjeç dhe Texas Town për grupin junior 12–16 vjeç.
Renovim: 2016
Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.
Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.
Hotele të tjera në Lara
ALL INCLUSIVE PLUS
Crystal Centro Pearl Collection
Lara, Turqi nga €750 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS
Trendy Lara
Lara, Turqi nga €973 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS
Liberty Hotels Lara
Lara, Turqi nga €994 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS