Lara, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Sherwood Exclusive Lara

Ju RekomandojmëPlazhi Me RërëAqua ParkPishinë E Hapur Dhe E MbyllurFushë TenisiShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPër FëmijëIdeale Për Familje
Çmimi fillon nga€1006për person, 7 netë

Gjithçka e përfshirë, plus

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp
Sherwood Exclusive Lara, pamje e hotelit në Lara

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Lara, 10 km nga aeroporti i Antalyas dhe 12 km nga qendra e qytetit.

Akomodimi

Numri total i dhomave është 499, të shpërndara në dy ndërtesa kryesore. Deluxe Rooms (29 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio (French bed) + një krevat teke ose divan, një banjo, max. 2+2 fëmijë. Jacuzzi Suite (46 m²): një dhomë gjumi me krevat King size dhe kënd ndenjeje, një banjo me Jacuzzi, max. 2 persona. Junior Family Rooms (35 m²): një dhomë e madhe me derë rrëshqitëse ndarëse, një krevat dopio + 2 krevate teke, një banjo, max. 4 persona. Family Suite (57 m²): dy dhoma gjumi me derë ndarëse, dy banjo, max. 4 persona. Family Rooms (40 m²): dy dhoma gjumi me derë ndarëse, një banjo, max. 4 persona. 4 dhoma për persona me aftësi të kufizuara. Sky Suite (59 m²): një dhomë gjumi me krevat King size dhe kënd ndenjeje, një banjo, tarracë e madhe me Jacuzzi, max. 2 persona. King Suite (109 m²): dy dhoma gjumi, një sallon, dy banjo, Jacuzzi, max. 4 persona. Të gjitha dhomat kanë ballkon, dysheme laminati, banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, telefon me linjë direkte, ajër të kondicionuar qendror (funksionon sipas kushteve të motit), kasafortë, minibar (ujë, ujë mineral, pije joalkoolike dhe birrë – rifreskohen çdo ditë), ibrik elektrik, set çaji & kafeje, TV satelitor me kanale muzikore dhe lidhje WI-FI.

Shërbimi

Ultra All Inclusive – shërbim 24 orë ushqim & pije: mëngjes, mëngjes i vonë, drekë, snack pasdite, ëmbëlsira, darkë, snack nate dhe mëngjes i hershëm. Pije lokale joalkoolike dhe alkoolike, si dhe pije standarde të importuara, kafe, çaj, lëng portokalli i freskët vetëm për mëngjes, shërbim akulloresh. Nuk përfshihen: pije premium të importuara, lëngje frutash të freskëta (përveç mëngjesit), restorantet A’la Carte (me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë), pije energjike, pijet në Row Bar, shërbimi në dhomë dhe pijet në shishe.

Përmbajtja

Restorant kryesor për shërbim bufe, restorante A’la Carte: Basilico (kuzhinë italiane), Turquoise (kuzhinë turke), Selenge (kuzhinë mongole), Mama Cocha (restorant peshku). Snack restaurant, lobby bar, pool bar, beach bar, disco club. Me pagesë shtesë: mjek, babysitting, lavanderi, shërbim në dhomë, parukeri, rent a car, qendër tregtare, telefon, fax. WI-FI falas në të gjithë hotelin.

Plazhi

Plazh privat i hotelit, me rërë. Shezlongët, çadrat dhe peshqirët e plazhit janë falas. Pavilione private me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp