Lara, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Crystal Centro Pearl Collection

Plazhi Me RërëAqua ParkPishinë E Hapur Dhe E MbyllurFushë TenisiShezllon Dhe Çadra Pa PagesëFëmija Deri 11,99 Pa PagesëLokacioni I PërshtatshëmFitness & SpaNë Plazh
Çmimi fillon nga€750për person, 7 ditë

Gjithçka e përfshirë, plus

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Kundu, 14 km nga qendra e qytetit Antalya dhe 12 km nga aeroporti.

Përshkrimi i hotelit

Standard Rooms (28 m²): një dhomë gjumi, një banjo, max. 2 persona.

Junior Suite (35 m²): një dhomë gjumi me krevat francez, një sallon me një divan-krevat + një krevat palosës, me derë ndarëse, një banjo, max. 2+2 persona (të gjitha me pamje nga toka).

Të gjitha dhomat kanë banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, pantofla, sistem qendror ajri të kondicionuar (funksionon sipas kushteve të motit), telefon me linjë direkte, kasafortë, minibar (ujë dhe pije joalkoolike – rimbushet çdo ditë), çajnik, set kafe & çaj, TV satelitor me kanale muzikore, lidhje WI-FI falas dhe ballkon.

Ultimate All Inclusive – bufe i hapur për mëngjes, drekë dhe darkë; restorante snack për snack-e paradite dhe pasdite; All In Lounge Bistro – ushqim & pije 24 orë; bufe për fëmijë, bufe dietik, bukë pa gluten, menu vegjetariane; pije alkoolike dhe joalkoolike vendase dhe standarde të importuara; Beach Snack Restaurant, Beer Garden; restorante A’la Carte (turk dhe italian) me rezervim paraprak dhe një herë për qëndrim.

Nuk përfshihen: pije luksoze të importuara, verëra speciale dhe shampanjë, të gjitha pijet në shishe, nargjile, room service, shërbim lunch box, lëngje të freskëta frutash dhe perimesh, pije energjike, të gjitha verërat, shampanjat dhe ushqimet speciale në restorantet A’la Carte (përjashto verën e tavolinës), restoranti A’la Carte i peshkut.

Restoranti kryesor me shërbim bufe për mëngjes, drekë dhe darkë.

Restorante A’la Carte: Turkish A’la Carte (kuzhinë turke), Fish A’la Carte (restorant peshku), Italian A’la Carte (kuzhinë italiane).

Bare në të gjithë kompleksin e hotelit, restorante snack, Beer Garden.

Me pagesë shtesë: shërbim mjekësor, lavanderi dhe pastrim kimik, babysitting, rent a car, telefon, fax, sallon bukurie, parukeri dhe qendër tregtare.

Lidhja WI-FI është falas.

Plazh privat i hotelit, me rërë, me shezlongë, çadra dhe peshqirë falas.

Pavilione plazhi me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse uji, pishinë me valë, palestër, sauna, hamam turk, dhomë avulli, fusha tenisi, basketboll, fushë mini-futbolli, volejboll plazhi, mini golf, pingpong, shigjeta.

Me pagesë shtesë: SPA & Beauty Center, mësime dhe ndriçim për tenis, bilardo, sporte ujore, shkollë zhytjeje.

Programe argëtimi për të rritur dhe fëmijë gjatë ditës dhe shfaqje në mbrëmje.

Crispy Children’s World – për fëmijë nga 0–16 vjeç, i ndarë sipas grupmoshave, me programe ditore dhe mbrëmjeje, kënd lojërash, mini kinema, mini disko në mbrëmje.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp