Aska Lara River Suites
Pozita
Hoteli ndodhet në zonën Lara, 12 km nga aeroporti i Antalyas dhe 12 km nga qendra e qytetit. Kjo pjesë e Aska Lara Hotel ndodhet 150 m nga hyrja e Aska Lara Resort & Spa dhe 650 m nga plazhi.
Përshkrimi i hotelit
Dhoma Standard (29 m²): një dhomë gjumi, një sallon me mini-kuzhinë, me derë ndarëse, një banjo, ballkon francez, max. 2+1 persona.
Dhoma Familjare (32 m²): dy dhoma gjumi me derë ndarëse dhe një banjo, max. 4 persona.
Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, sistem ajri të kondicionuar split, telefon me linjë direkte, minibar (ujë, pije joalkoolike, birrë – rimbushet çdo ditë), ibrik me set kafe & çaj, kasafortë, dysheme laminat, TV satelitor dhe kanale muzikore, lidhje Wi-Fi, ballkon francez.
Ultra All Inclusive – bufe i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë dhe darkë; snack-e gjatë ditës dhe në orët e vona të mbrëmjes; pije alkoolike dhe joalkoolike vendase dhe disa të importuara deri në ora 23:30; shërbim akulloresh pasdite në orare të caktuara; bufe për fëmijë në restorantin kryesor.
Nuk përfshihen: pije speciale të importuara, pije në shishe, verëra speciale dhe të importuara, lëngje frutash të freskëta, room service. Restorantet A’la Carte kërkojnë rezervim paraprak dhe janë me pagesë shtesë
Restoranti kryesor dhe restorantet A’la Carte ndodhen në Aska Lara Hotel.
Shërbime me pagesë shtesë: mjek, babysitting, telefon, fax, internet dhe lojëra kompjuterike, qendër tregtare, rent a car.
Wi-Fi falas në ambientet e hotelit dhe në dhoma.
Plazh privat i hotelit, me rërë dhe zhavorr, 650 m nga hoteli (përtej rrugës). Shezlongë, çadra dhe peshqirë plazhi falas. Shuttle service falas nga hoteli çdo 30 minuta nga ora 08:30 – 24:00. Paviljonet në plazh janë me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.
Sport & Argëtim:
Wet & Wild Theme Park – pishina të jashtme për të rritur dhe fëmijë, fusha tenisi, hamam turk, banjë me avull, sauna, basketboll, volejboll plazhi, gjimnastikë, darts, pingpong, palestër.
Me pagesë shtesë: sporte ujore, bilardo, pajisje dhe mësime tenisi, bowling, masazhe dhe trajtime në qendrën SPA, Adventure Park.
Programe argëtimi me animacion të lehtë gjatë ditës dhe mbrëmjes.
Mini Club për fëmijë 3–12 vjeç dhe Texas Town për grupin junior 12–16 vjeç.
SHËNIM:
Mysafirët e ASKA RIVER SIDE HOTEL mund të përdorin të gjitha facilitetet e Aska Lara Resort & Spa dhe Wet & Wild Theme Park, sipas konceptit të akomodimit. Aska River Side Hotel ndodhet 150 m nga Aska Lara Hotel.
Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.
Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.
Hotele të tjera në Lara
ALL INCLUSIVE PLUS
Crystal Centro Pearl Collection
Lara, Turqi nga €750 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS
Trendy Lara
Lara, Turqi nga €973 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS
Liberty Hotels Lara
Lara, Turqi nga €994 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS