Lara, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Baia Lara Hotel

ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Lara, 15 km nga aeroporti i Antalias dhe 17 km nga qendra e qytetit.

Përshkrimi i hotelit

Dhoma Standard (28–35 m², një dhomë gjumi, një banjo, max. 2+1 persona)

Dhoma Economy – të njëjta me dhomat standarde, por me ballkon francez

Dhoma Family (45 m², dy dhoma gjumi me derë ndarëse, një banjo, max. 4 persona)

Dhoma Family Deluxe (55 m², të vendosura në katin e sipërm të hotelit, dy dhoma gjumi me derë ndarëse, dy banjo, max. 4 persona)

Dhoma Quadro (40 m², një dhomë gjumi me krevat francez + një krevat teke + divan-krevat, një banjo, max. 2+2 persona)

Dhoma Family Lake House (60–75 m², të vendosura në kopsht pranë pishinës, dysheme qeramike, dy dhoma gjumi të ndara, dy banjo, tarracë personale për diell, dalje direkte në pishinën e përbashkët, max. 4 persona)

Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjo private me dush “walk-in”, tharëse flokësh, sistem qendror ajri të kondicionuar, telefon me linjë direkte, minibar (ujë, pije freskuese dhe birrë – rimbushen çdo ditë), çajnik dhe set çaji & kafeje, kasafortë, TV satelitor dhe kanale muzikore, internet WI-FI, dysheme laminati, ballkon ose ballkon francez.

Ultra All Inclusive – shërbim ushqimi dhe pijesh 24 orë, bufetë e hapura për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, darkë, snack nate dhe mëngjes të hershëm; të gjitha pijet alkoolike dhe joalkoolike lokale dhe të importuara standarde; lëngje frutash të freskëta; minibar me pije freskuese, ujë dhe birrë (rimbushen çdo ditë); shërbim akulloresh pasdite.

Nuk përfshihen: pije luksoze të importuara, pijet në shishe, verëra speciale dhe të importuara, pijet energjike, SPA Juice Bar, shërbimi në dhomë; restorantet A’la Carte me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.

Restorant kryesor me shërbim bufeti; restorante A’la Carte: Gulet – kuzhinë mesdhetare, Taurus – steak restaurant, Scalini – kuzhinë italiane; bare në të gjithë kompleksin e hotelit. Shërbime mjeku, lavanderi dhe pastrim kimik, parukeri, telefon, faks, kënd interneti dhe lojëra kompjuterike, qendër tregtare, marrje me qira e makinave – me pagesë shtesë. Interneti WI-FI është falas në të gjithë hotelin.

Plazh privat i hotelit, me rërë; shezlongë, çadra dielli dhe peshqirë plazhi falas.

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, pishinë olimpike, Aqua Park, fusha tenisi, basketboll, gjimnastikë, volejboll plazhi, banjë turke, sauna, dhomë me avull, Jacuzzi – falas.

Me pagesë shtesë: sporte ujore, ndriçim për fushat e tenisit, bowling, bilardo, dhomë lojërash, të gjitha masazhet dhe trajtimet në qendrën SPA.

Programe argëtimi gjatë ditës pranë pishinës dhe në plazh, gara dhe aktivitete; në mbrëmje shfaqje argëtuese. Mini club për fëmijë 4–12 vjeç me programe speciale gjatë ditës dhe në mbrëmje.

Renovim : 2020

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp