Concorde de Luxe Resort

Pozita
Hoteli ndodhet në zonën Lara, 10 km nga aeroporti dhe 16 km nga qendra e qytetit Antalya.
Akomodimi
Numri total i dhomave: 401. Dhoma Deluxe (28–32 m²): një dhomë gjumi, një banjo, max. 2+1 persona. Deluxe Family Duplex (47 m²): ndodhet në katin e 7-të; në katin e poshtëm ka dy divanë-krevat dhe një banjo, në katin e sipërm një dhomë gjumi dhe një banjo (pa derë ndarëse për katin e dytë); të gjitha me pamje nga deti, max. 2+2 persona. Deluxe Junior Suitë (43–56 m²): sallon me banjo në hyrje të dhomës, një dhomë gjumi me banjo, me derë ndarëse mes dhomave, max. 4 persona. Deluxe Family Suitë (55–68 m²): një sallon i ndarë me derë rrëshqitëse nga dhoma e gjumit dhe banjo, si dhe një dhomë gjumi e madhe me banjo të ndarë me derë nga ambientet e tjera; të gjitha me pamje nga deti, max. 4 persona. Grand Suitë (61–70 m²): dy dhoma gjumi, dy banjo dhe hapësirë ndenjeje, të gjitha me pamje nga deti. Royal Suitë (81–134 m²): e vendosur në katin e sipërm të hotelit. Të gjitha dhomat janë të dekoruara në stil modern dhe të pajisura me banjo private me vaskë ose dush, tharëse flokësh, sistem qendror ajri të kondicionuar, rroba banje, pantofla, telefon me linjë direkte, minibar (ujë, pije joalkoolike, birrë dhe snack-e – rimbushet çdo ditë), ibrik, set çaji & kafeje, kasafortë, TV satelitor dhe kanale muzikore, lidhje Wi-Fi (me shpejtësi të ulët), dysheme me tapet dhe ballkon.
Shërbimi
Prive All Inclusive – shërbim ushqimi dhe pijesh 24 orë. Bufe i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, stacione me shije street food, drekë, darkë, snack-e nate dhe mëngjes të hershëm; bufe dietik, vegan, vegjetarian, pa gluten, bufe për foshnja dhe fëmijë. Të gjitha pijet alkoolike dhe joalkoolike vendase dhe standarde të importuara, si dhe lëngje frutash të freskëta në mëngjes. Nuk përfshihen: pije luksoze të importuara, verëra speciale të vjetra, të gjitha pijet në shishe, Habana Cigar Bar, restorantet A’la Carte dhe menuja e verërave në restorantet A’la Carte, këndi i nargjiles dhe shërbimi në paviljonet e plazhit (kënde speciale me qira).
Përmbajtja
Restoranti kryesor Le Buffet me bufe të hapur. Restorante A’la Carte: Da Vinci – kuzhinë italiane Asiana – kuzhinë e Lindjes së Largët Dafne – kuzhinë turke Poseidon – ushqime deti & peshk Vinario – restorant biftekësh (fëmijët nën 7 vjeç nuk lejohen) BBQ A’la Carte Restaurant (të gjitha me rezervim paraprak) Neyzen Café & Restaurant – shije tradicionale të Antalyas, Café Mundo – shërbim kafeje dhe ëmbëlsirash. Bare në të gjithë kompleksin e hotelit. Shërbime me pagesë shtesë: mjek, babysitting, lavanderi dhe pastrim kimik, hekurosje, parukeri, telefon, fax, rent a car, qendër tregtare. Wi-Fi falas në të gjithë ambientet e hotelit.
Plazhi
Plazh privat i hotelit, me rërë. Shezlongë, çadra dhe peshqirë plazhi falas. Paviljonet në plazh janë me pagesë shtesë.
Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.
Hotele të tjera në Lara
ALL INCLUSIVE PLUS
Crystal Centro Pearl Collection
Lara, Turqi nga €750 / personSHIKONI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS
Trendy Lara
Lara, Turqi nga €973 / personSHIKONI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS
Liberty Hotels Lara
Lara, Turqi nga €994 / personSHIKONI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS