Lara, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Royal Holiday Palace

Ju RekomandojmëWi-Fi Falas Në Vende PublikeAqua ParkEkskluziveFushë TenisiShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPër Fëmijë
Çmimi fillon nga€1014për person, 7 netë

Gjithçka e përfshirë, plus

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp
Royal Holiday Palace, pamje e hotelit në Lara

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Lara, 15 km nga aeroporti i Antalias dhe 17 km nga qendra e qytetit Antalya.

Akomodimi

Numri total i dhomave është 604. Dhoma Standarde Superior (46 m²; një dhomë gjumi me 1 krevat francez + 1 krevat teke, një banjo, max. 3+1 fëmijë) Dhoma Familjare Duplex (75 m²; kati i poshtëm me dy krevate teke + banjo me dush, kati i sipërm me krevat francez dhe banjo me vaskë, pa derë ndarëse – tip galeri, max. 4 persona) Junior Suita (60 m²; një dhomë gjumi dhe një sallon ndenjeje, banjo me vaskë, max. 2+1 fëmijë) Dhoma Familjare (60 m²; dy dhoma gjumi me derë lidhëse, një banjo, max. 4 persona) Deluxe Suita (85 m²; dy dhoma gjumi dhe një sallon ndenjeje me dyer ndarëse, dy banjo, shumica me Jacuzzi, max. 4 persona) King Suita (180 m²; kati i sipërm me dhomë prindërish dhe banjo, kati i poshtëm me dhomë për fëmijë, banjo me dush, sallon ndenjeje dhe kuzhinë e vogël, max. 4 persona) 6 dhoma për persona me aftësi të kufizuara Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjo private me vaskë, dush dhe tharëse flokësh, sistem ajri të kondicionuar qendror që funksionon sipas kushteve të motit, telefon me linjë direkte, zonë ndenjeje, minibar (ujë, pije freskuese dhe birrë të rimbushura çdo ditë), çajnik, set kafeje dhe çaji, kasafortë, TV satelitor dhe kanale muzikore, internet WI-FI, dysheme me qilim dhe ballkon.

Shërbimi

Ultra All Inclusive – shërbim 24 orë. Bufetë e hapura për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, darkë dhe snack nate. Bufetë dietike dhe për fëmijë, restorante snack dhe restorant plazhi gjatë ditës. Të gjitha pijet alkoolike lokale dhe standarde të importuara, si dhe pijet joalkoolike, pastiçeri dhe akullore gjatë ditës. Nuk përfshihen: pijet luksoze të importuara, shampanja e importuar, lëngjet e freskëta të frutave dhe perimeve, verërat speciale, shërbimi në dhomë, verërat lokale dhe të importuara në shishe, restorantet A’la Carte (me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë).

Përmbajtja

Restoranti kryesor me shërbim bufeti, Bambino – restorant për fëmijë (i hapur për drekë dhe darkë), snack bar në plazh dhe pranë pishinës, Bistro i hapur deri në ora 07:00, Pera Lobby Bar i hapur 24 orë, bare të shumta në të gjithë kompleksin. Restorante A’la Carte: Vapiano – Kuzhinë Italiane Hashi – Kuzhinë e Lindjes së Largët El Torito – Kuzhinë Meksikane Deep Blue – Restorant Peshku Teppanyaki – Kuzhinë Japoneze Lal Restaurant – Kuzhinë Turke Me pagesë shtesë: mjek, babysitting, lavanderi dhe pastrim kimik, parukeri, telefon, faks, internet corner dhe lojëra kompjuterike, qira makine, qendër tregtare. Internet WI-FI me shpejtësi të ulët falas në Lobby dhe në dhoma.

Plazhi

Plazhi i hotelit me rërë dhe zhavorr. Shezlongë, çadra dielli dhe peshqirë plazhi falas. Pavilione plazhi me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp