Lara, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Grand Park Lara Hotel

ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Lara, 14 km nga aeroporti i Antalias dhe 14 km nga qendra e qytetit.

Përshkrimi i hotelit

Akomodimi: Numri total i dhomave është 896, të shpërndara në tetë ndërtesa të lidhura me njëra-tjetrën.

Dhoma Standarde (22 m², një dhomë gjumi me krevat francez + divan-krevat, një banjo, pa ballkon, max. 2+1 persona)

Dhoma Family Deluxe (36 m², dy dhoma gjumi të ndara me derë lidhëse, një banjo, max. 4 persona)

Dhoma Family Elite (50 m², dy dhoma gjumi të ndara me derë lidhëse, një sallon, një banjo, max. 5+1 persona)

Të gjitha dhomat kanë banjo private me dush, tharëse flokësh, sistem ajri të kondicionuar split, telefon me linjë direkte, minibar (pije freskuese të rimbushura 3 herë në javë, ujë i rimbushur çdo ditë), çajnik dhe set çaji & kafeje, kasafortë, dysheme laminati, lidhje interneti WI-FI, TV satelitor dhe kanale muzikore. Ballkon vetëm në dhomat familjare; dhomat standarde janë pa ballkon.

Ultra All Inclusive – shërbim ushqimi dhe pijesh 24 orë, bufetë e hapura për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, darkë, snack gjatë ditës dhe në orët e vona të mbrëmjes. Bufetë për fëmijë, dietike dhe kënd vegjetarian në restorantin kryesor gjatë drekës dhe darkës. Pije alkoolike dhe joalkoolike lokale nga ora 10:00 – 24:00. Shërbim akulloreje 24 orë. Ushqim dhe pije në Beach Snack & Bar nga ora 10:00 – 18:00.

Nuk përfshihen: të gjitha pijet e importuara, pijet në shishe, verërat speciale dhe të importuara, lëngjet e freskëta të frutave, shërbimi në dhomë, restorantet A’la Carte (me rezervim paraprak dhe me pagesë), të gjitha ushqimet dhe pijet pas orës 24:00.

Restoranti kryesor me shërbim bufeti. Restorante A’la Carte: Peppermint – kuzhinë ndërkombëtare dhe Fish & Beach – restorant peshku. Beach Snack & Bar nga ora 10:00 – 22:00. Bare të shumta në të gjithë kompleksin e hotelit.

Me pagesë shtesë: mjek, babysitting, telefon, faks, qendër tregtare, marrje me qira e makinave. Internet WI-FI falas në të gjithë hotelin.

Plazh i hotelit, me rërë, 200 m larg hotelit. Shezlongë, çadra dielli dhe peshqirë plazhi falas. Shërbim shuttle falas. Kabana në plazh me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.

Pishina të jashtme për të rritur dhe fëmijë, katër rrëshqitëse uji, banjë turke, sauna, dhomë me avull, gjimnastikë, dart, pingpong dhe qendër fitnesi.

Me pagesë shtesë: sporte ujore, bilardo dhe dhomë lojërash, masazhe dhe trajtime në qendrën SPA, shkollë zhytjeje.

Programe argëtimi me animacion të lehtë gjatë ditës dhe në mbrëmje. Mini Club me programe të ndryshme për fëmijë nga 4–12 vjeç, kënd lojërash për fëmijë dhe mini disco në mbrëmje

SHËNIM : Hotel Pets Friendly – lejohet qëndrimi me kafshë shtëpiake deri në 8 kg me pagesë shtesë / kafshët shtëpiake nuk lejohen në ambientet e përbashkëta të hotelit.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp