Lara, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Greenwood Suites Resort

Plazhi Me RërëAqua ParkPishinë E Hapur Dhe E MbyllurShezllon Dhe Çadra Pa PagesëFëmija Deri 13,99 Pa PagesëPër FëmijëIdeale Për FamiljeFitness & Spa
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Lara, 11 km nga aeroporti i Antalyas dhe 13 km nga qendra e qytetit. Hoteli nuk është direkt në plazh.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave: 230, të shpërndara në një ndërtesë kryesore dhe pesë blloqe.

Standard Rooms (35 m²): një dhomë gjumi me një krevat dopio (French bed) + një krevat teke, një banjo, max. 2+1 persona.

Standard Pool Rooms (35 m²): një dhomë gjumi me një krevat dopio + një krevat teke, një banjo, dalje direkte nga terasa në pishinën e përbashkët, max. 2+1 persona.

Deluxe Suite (75 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio dhe një sallon me dy divane-krevatë, të ndara me derë të brendshme, kuzhinë amerikane, një banjo, max. 2+2 fëmijë.

Deluxe Pool Suite Rooms (60–80 m²): dy dhoma gjumi (një me krevat dopio dhe një me dy krevate teke), dy banjo, dalje direkte nga terasa në pishinën e përbashkët, max. 2+2 persona.

Deluxe Superior Suite (80–90 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio dhe një krevat teke, një sallon me dy divane-krevatë, derë e brendshme, kuzhinë amerikane, një banjo, max. 4+1 fëmijë.

Exclusive Suite (100 m²): dy dhoma gjumi me dyer të ndara, një sallon me dy divane-krevatë, dy banjo, kuzhinë amerikane, max. 4+2 fëmijë.

Të gjitha dhomat kanë ballkon ose tarracë, dysheme laminati dhe qeramike, banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, telefon me linjë direkte, sistem ajri të kondicionuar split, kasafortë, minibar (vetëm pije joalkoolike), TV satelitor dhe kanale muzikore.

Në dhomat Deluxe ka kuzhinë të pajisur me frigorifer, lavatriçe

All Inclusive – bufe e hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, snack pasdite, ëmbëlsira, darkë, snack të vona nate dhe mëngjes të hershëm.

Pije lokale alkoolike dhe joalkoolike, kafe dhe çaj nga ora 10:00 – 24:00.

Snack restaurant dhe bar në plazh nga ora 10:00 – 17:00.

Nuk përfshihen: të gjitha pijet e importuara, restorantet A’la Carte (me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë), lëngje frutash të freskëta, pije energjike, shërbimi në dhomë, pije në shishe, pije alkoolike midis orës 00:00 – 07:00.

Restoranti kryesor për shërbim bufe, restorante A’la Carte – Sapore (kuzhinë italiane) dhe Safran (kuzhinë turke), snack restaurant, lobby bar, pool bar, beach bar, disco club.

Me pagesë shtesë: mjek, babysitting, lavanderi, shërbimi në dhomë, parukeri, rent a car, qendër tregtare, telefon, fax, internet dhe lojëra kompjuterike.

WI-FI internet falas në dhoma dhe në zonën e Lobby-t.

Plazhi privat i hotelit ndodhet 750 m larg hotelit, me rërë. Shezlongët, çadrat dhe peshqirët e plazhit janë falas. Ofrohet shërbim shuttle falas drejt plazhit.

Pishina të jashtme për të rritur dhe fëmijë, pishinë e brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse uji, palestër, hamam turk, sauna, volejboll plazhi, pingpong.

Me pagesë shtesë: sporte ujore, masazhe, SPA dhe Beauty Center.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp