Lara, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Limak Lara Deluxe Hotel & Resort

Plazhi Me Rërë3 Femije Akomodim FalasPishinë E Hapur Dhe E MbyllurFushë TenisiShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPër FëmijëFëmija Deri 14,99 Pa PagesëIdeale Për FamiljeFitness & SpaNë Plazh
Çmimi fillon nga€1062për person, 7 ditë

Gjithçka e përfshirë, plus

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në zonën Lara – Kundu, 15 km nga aeroporti i Antalyas dhe 25 km nga qendra e qytetit.

Përshkrimi i hotelit

Dhoma Economy (32 m²): një dhomë gjumi me krevat francez + dy divanë-krevat, një banjo, max. 2+2 persona.

Dhoma Standarde (32 m²): një dhomë gjumi me krevat francez + një krevat teke + një divan-krevat, një banjo, max. 3+1 persona.

Dhoma Familjare (65 m²): tip dupleks, dy dhoma gjumi të ndara me derë rrëshqitëse; njëra dhomë me krevat francez, tjetra me dy divanë-krevat, një banjo, max. 3+1 persona + foshnjë.

Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjo private me dush ose vaskë, tharëse flokësh, sistem qendror ajri të kondicionuar (funksionon sipas kushteve të motit), telefon me linjë direkte, kasafortë, minibar (pije joalkoolike, ujë dhe birrë – rimbushet çdo ditë), TV satelitor dhe kanale muzikore, lidhje Wi-Fi, ballkon.

Ultra All Inclusive – shërbim ushqimi dhe pijesh 24 orë.

Bufe i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, snack-e paradite dhe pasdite, darkë, snack-e nate dhe mëngjes të hershëm deri në ora 07:00. Të gjitha pijet alkoolike dhe joalkoolike vendase dhe standarde të importuara, minibar në dhoma i rimbushur çdo ditë, lëngje frutash të freskëta për mëngjes, akullore në orare të caktuara dhe Beach Bar deri në ora 18:30.

Nuk përfshihen: pije vendase dhe të importuara në shishe, lëngje frutash të freskëta (jashtë mëngjesit), pije luksoze të importuara, akullore të paketuara në bare, restorantet A’la Carte (me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë), room service.

Restoranti kryesor Zen.

Restorante A’la Carte: La Cuccina – kuzhinë italiane, Revan – kuzhinë turke, Gringos – kuzhinë meksikane, Far East Restaurant – kuzhinë tajlandeze & sushi.

Snack bar pranë pishinës, bare në të gjithë kompleksin e hotelit.

Shërbime me pagesë shtesë: shërbim mjekësor, babysitting, lavanderi dhe pastrim kimik, telefon, fax, internet corner, parukeri, rent a car, qendër tregtare. Wi-Fi falas në ambientet e hotelit dhe në dhoma.

Plazh privat i hotelit, me rërë. Shezlongë, çadra dhe peshqirë plazhi falas. Paviljonet në plazh janë me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, Aqua Park me 9 rrëshqitëse dhe një rrëshqitëse në pishinën e brendshme, hamam turk, sauna, palestër, fusha tenisi, squash, pingpong.

Me pagesë shtesë: qendër masazhi & SPA, ndriçim nate për fushat e tenisit, mësime dhe pajisje tenisi, pajisje për squash, sporte ujore, bilardo, bowling, game center.

Programe argëtimi gjatë ditës dhe mbrëmjes. Mini club për fëmijë 4–12 vjeç dhe junior club për moshat 13–16 vjeç, me programe speciale nga ekip profesional.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp