Lara, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Titanic Deluxe Lara

Ju RekomandojmëPlazhi Me RërëAqua ParkPishinë E Hapur Dhe E MbyllurFushë TenisiShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPër FëmijëIdeale Për FamiljeFëmija Deri 11,99 Pa PagesëFitness & SpaNë Plazh
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Lara, 12 km nga qendra e qytetit Antalya dhe 10 km nga aeroporti i Antalias.

Përshkrimi i hotelit

Kapacitet total prej 640 dhomash, të vendosura në ndërtesën kryesore dhe në ndërtesa anësore (Annex) në kopsht.

Dhoma Standarde (26 m²; në ndërtesën kryesore ose Annex, një dhomë gjumi me krevat francez dhe zonë ndenjeje, një banjo, max. 2+2 persona)

Dhoma Familjare Annex (39 m²; të vendosura pranë pishinës ocean dhe pishinës për fëmijë, në ndërtesa dykatëshe. Dhomat në katin përdhes kanë një dhomë gjumi me krevat francez dhe një dhomë tjetër me krevate marinari; dhomat në katin e sipërm kanë një dhomë kryesore me krevat francez dhe një dhomë tjetër me dy krevate teke; të gjitha me derë ndarëse dhe një banjo, max. 3+1 fëmijë)

Junior Suita (65–85 m²; në ndërtesën kryesore, një dhomë gjumi me zonë ndenjeje, një banjo, max. 3+1 persona)

Duplex Suita (65 m²; në katin e sipërm të ndërtesës kryesore, lart krevat francez në stil galerie pa derë ndarëse, poshtë zonë ndenjeje dhe dy krevate teke, një banjo, tarracë me Jacuzzi, max. 3+1 persona)

Colonel Suita (120 m²; në ndërtesën kryesore, dy dhoma gjumi të ndara, sallon, dy banjo – njëra me Jacuzzi, max. 4 persona)

Admiral Suita (80–150 m²; në katet e sipërme të hotelit, dy dhoma gjumi të ndara dhe dy banjo – njëra me Jacuzzi, max. 4 persona)

Të gjitha dhomat kanë ballkon ose tarracë me pamje anësore nga deti, nga toka ose nga kopshti, banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, bathrobe dhe pantofla, telefon me linjë direkte, ajër të kondicionuar qendror, minibar (ujë, pije freskuese, arra, patatina – rimbushen çdo ditë), çajnik, set kafeje dhe çaji, kasafortë, dysheme me tapet, TV LCD satelitor dhe kanale muzikore, internet WI-FI.

Deluxe All Inclusive – shërbim ushqimi dhe pijesh 24 orë. Bufetë e hapura për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, darkë, snack gjatë ditës pranë pishinës ose plazhit, akullore gjatë orareve të caktuara, bufetë e mesnatës dhe mëngjes herët. Bufetë për fëmijë dhe ushqim për bebe, bufetë vegane, lëng portokalli i freskët për mëngjes. Pijet alkoolike lokale dhe të importuara si dhe pijet joalkoolike janë falas.

Nuk përfshihen: shampanja e importuar, verërat cilësore lokale dhe të importuara, pijet luksoze, konjakët dhe whiskey 12-vjeçar, restorantet A’la Carte (me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë), shërbimi në dhomë, lëngjet e freskëta të frutave (përjashto mëngjesin).

Restoranti kryesor Parkfora me shërbim bufeti, restorante A’la Carte:

Yamas – Kuzhinë Greke me shfaqje sirtaki (hapet një herë në javë)

Bare të shumta në kompleks, bar pranë pishinës, beach bar, lobby bar dhe disco bar. Me pagesë shtesë: qendër tregtare, parukeri, lavanderi dhe pastrim kimik, mjek, babysitting, telefon, faks. Internet WI-FI falas në të gjithë hotelin.

Hoteli ndodhet direkt në plazhin e gjatë me rërë të Laras. Plazh privat me peshqirë, shezlongë dhe çadra dielli falas. Pavilione private me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp